Princi Philip është transferuar në një spital tjetër të Londrës për të vazhduar trajtimin për një infeksion, njoftoi të hënën Pallati Buckingham.
99 vjeçari u transferua nga spitali i Mbretit Edward VII në spitalin St Bartholomew.
Barts Health NHS Trust është qendra më e madhe e specializuar kardiovaskulare në Evropë, tha Shërbimi Kombëtar i Shëndetit.
Foto: Frank Augstein
Përveç trajtimit për një infeksion të paspecifikuar, burri i Mbretëreshës Elizabeta II, gjithashtu do t’i nënshtrohet testimit dhe vëzhgimit për një gjendje të mëparshme të zemrës.
Philip u shtrua në spitalin privat të Mbretit Edward VII muajin e kaluar pasi ishte ndjerë i sëmurë.
Princi Philip (Foto: NBC News)
Philip, i cili u tërhoq nga detyrat mbretërore në 2017, rrallë shfaqet në publik.
Gjatë bllokimit të coronavirusit në Angli, Philip, i njohur gjithashtu si Duka i Edinburgh, ka qëndruar në kështjellën Windsor, në perëndim të Londrës, me mbretëreshën./TV Malisheva