Gjatë ditës së sotme, është pensionuar mjeku i njohur, Dr. Aziz Thaçi. E një fjalë rasti e ka mbajtur edhe doktor, Besim Zogaj, i cili e ka falënderuar Dr. Azizin, duke e vlerësuar lartë kontributin e tij.
Kjo është fjala e plotë:
Te nderuar te pranishem,
EKziston nje aresye pse une jam perzgjedhur qe t’i them disa fjale ,me rastin e pensionimit te Dr Azizit, e kjo eshte sepse radhen per pensionim mga mjeket pas dr Azizit e kam une.
Jo gjithmone njeriu ka deshiren qe te jete pjesemarres ne ngjarje te ndryshme.
Do te kishte qene mire qe kete ngjarje te sotme,pensionimin e DrAziz Thaçit te kishim mundesi qe t’a shtynim per nje kohe tjeter, por njeriu nuk mundet t’a ndryshoj percaktimin e askujt.
Se fundmi jane disa rregulla te shkruara, ligje te pensionimit te cillin duhet respektuar.
Dr Aziz Thaçi e filloj punen si Stomatolog ne vit 1982/ 1988 ne Kline, per te vazhduar ne Shtepine e Shendetit ne Malisheve, ne vitin 1988.
Gjate vitit 1990 ,per 6 muaj udheheq punen ne Shtepi te Shendetit, duke zavendesuar Dr.Rame Morinen,tashme te ndjere.
Ne kete periudhe ndodh helmimi i nxenesve te Komunes se Malusheves,me çrast ai jep nje kontribut te madhe ne ballafaqim me kete sfide.
Gjate kohes se luftes se UÇK-se,Dr Azizi jep kontribut modest, sikurse secili mjek, duke kryer sherbime stomatologjike, dhe te tjera, ne Turjake, Damanek dhe ne malet e Berishes.
Prej vitit 2003/2007 Dr.Azizi mban poziten e Drejtorit te DSHMS ne komunen e Malisheves.
Prej vitit 2007/2009 mban poziten e Shefit te DSHMS ne Malisheve.
Prej vitit 2013/2017 krahas punes si stomatolog ne QKMF, mban poziten edhe te Kryesuesit te Asamblese Komunale ne Malisheve,duke dhene edhe ma shume kontribut nga kjo pozite per Shendetesine e Malisheves.
Ne kohen ,prej viteve te pasluftes e deri ne vitin 2013, kur Malisheva perballej me luften kunder Etheve Hemorragjike, roli i Dr Azizit eshte i pakontestueshem.
Jane edhe disa koincidrncs qe nderlidhen me emrin e Dr Aziz Thaçit,
1.Eshte stomatolog i gjenerates se pare ne Kosove, 1975.
2.Stomatologu i pare shqiptar ne komunen e Klines.
3.Stomatologu i pare dhe themelues i Sherbimit te Stomatologjise ne komunen e Malisheves.
4.Specialisti i pare ne komunen e Malisheves.
5.Mjeku i pare qe pensionohet nga QKMF te Malisheves.Dhe krejt ne fund ,duke mos u zgjatur me shume, Dr Azizit i falenderohemi per Kontributin e dhene ne Shendetesi,duke i deshiruar shendet dhe çdo te mire ne jete!
Pjese nga fjala e Dr.Besimit, me rastin e pensionimit te Dr Aziz Thaçit( 01.03.2021)