Ndryshe nga lëngjet, smoothie jeshil janë ushqime të plota, të pasura me fibra.

Janë më të shijshme seç duken, pasi në shije dominojnë frutat, ndërsa jeshilliqet balancojnë ëmbëlsinë e saj.

Vitaminat dhe mineralet asimilohen më mirë nga trupi duke reduktuar tundimin për ëmbëlsira, fast food dhe duke ndihmuar dobësimin.

Pastrojnë trupin, duke eliminuar toksinat dhe ujërat e tepërta.

Smoothie me mollë dhe selino

Përbërësit:

1 filxhan ujë

1 tufë Sallatë jeshile e prerë hollë

3 bishta selino

Gjysmë tufë spinaq

1 dardhë

1 mollë jeshile

1 lime të shtrydhur

Përgatitja: në fillim hidhni në blender sallatën jeshile dhe grijeni derisa të bëhet e butë. Pastaj shtoni spinaqin, selino, mollën dhe dardhën. Dhe në fund hidhni lëngun e lime. Grijini mirë derisa të përfitoni një pije të njëtrajtshme. Mund ti shtoni majdanoz ose koriandër për më shumë shije, shkruan Shëndetësia.

Share.