Gjithçka gati për grumbullimin e kombëtares së Kosovës në muajin Mars.
Selektori Challandes pritet që brenda ditëve ta publikojë edhe listën e futbollistëve të ftuar për këtë cikël kualifikues, ku do të zhvillohen dy ndeshjet e para të fazës së grupeve.
Lidhur me këtë ka folur edhe ish-ndihmësi i Challandes, tani drejtor sportiv i kombëtares verdhekaltër, Muharrem Sahiti.
Në një prononcim ai ka thënë se mund të ketë emra të rinj në grumbullimin e Marsit, porse gjithçka do të varet nga dokumentacionet.
“Mund të ketë risi në ardhjen e futbollistëve të rinj në Kombëtaren e Kosovës për ndeshjet e muajit mars. Jemi në pritje të dokumentacionit për disa prej tyre.
Përderisa nuk e kemi sinjalin e qartë se janë të pajisur me dokumentacionin ne nuk mund të japim emra, por nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë do të ketë risi në grumbullim”, ka deklaruar ndër të tjera Sahiti.
/TV Malisheva