Artistja me prejardhje shqiptare, Ava Max, është tashmë një nga emrat më të afirmuar të tregut internacional të muzikës.
Me prejardhje nga Shqipëria, këngëtarja 26-vjeçare i ka bërë krenarë bashkëkombësit e saj, me sukseset e shumta anë e kënd globit.
Së fundmi, ajo ka shënuar një tjetër moment historik në karrierën e saj – atë të ngjitjes në pozitën e parë të këngëve më të dëgjuara të momentit, në platformën e muzikës mbarë botërore iTunes.
Kënga e saj “My head and my heart”, që është pjesë e albumit të saj debutues, “Heaven and Hell”, është aktualisht kënga e parë në botë në listën zyrtare të iTunes.
E lumtur nga ky sukses, artistja me prejardhje shqiptare publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi të listës zyrtare të këngëve më të dëgjuara të momentit në iTunes, me “My head and my heart” që ndodhet në majë të klasifikimit.