Kanë filluar punimet në ndërtimin e trotuarit në fshatin Shkozë të Komunës së Malishevës, i shtrihet përgjatë rrugës kryesore të fshatit.
Punimet në ndërtimin e trotuarit i ka parë nga afër sot edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili ishte i shoqëruar edhe nga kryetari i fshatit.
“Ndërtimi i trotuarit ka rëndësi të madhe për banorët e fshatit, e më shumë për nxënësit të cilët duhet të ecin rrugës për në shkollë. Kjo krijon edhe siguri shumë më të madhe për nxënësit dhe banorët dhe ju e gëzofshi këtë investim domethënës”, ka thënë nënkryetari Berisha. /TV Malisheva