Ai është në përgatitje të një projekti të ri muzikor, i cili pritet të lansohet gjatë këtyre ditëve.

Fjala është për reperin nga Ferizaj, 2 Ton, ndërsa ka azhurnuar fansat për këngën e radhës.

Përmes një postimi të ndarë në rrjete sociale, Arton Avdyli (emri i vërtetë) ka prezantuar një pjesë të shkurtër të klipit të quajtur “Kampion”.

“Së shpejti, kampion”, ka qenë përshkrimi i videos.

Videoja ndërkaq mori reagime të shumta që siç duket mezi po pritet nga fansat e 31 vjeçarit.

Sa i përket projekteve të reja, “M’kujtohesh” është e fundit e publikuar në janar.

Për vetëm pak kohë ka arritur të mbledh mbi tre milionë shikime në platformën YouTube. /TV Malisheva

Share.