Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku në Kijevë të Malishevës, përkatësisht në magjistralen Prishtinë-Pejë, shkruan TV Malisheva.

Policia ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë pesë vetura, kurse disa nga të lenduarit kanë marrë lëndime të rënda trupore. Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima është drejtuesi I njërit nga pesë veturat e përfshira në aksident.

Njoftimi i plotë:

“Në rrugën magjistrale Prishtinë- Pejë përkatësisht në hyrje të fshatit Kijevë. Në këtë aksident janë përfshirë pesë automjete civile. Si pasojë e këtij aksidenti një person( drejtuesi) i një automjeti ka humbur jetën, kurse nëntë persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore të rënda apo të lehta”.

Në vendngjarje ka dalë policia, njësia e zjarrëfikësve dhe autoambulanta.

/TV Malisheva

Share.