Rep-artisti i njohur me prejardhje nga Ferizaji, 2 Ton, është mjaft i popullarizuar në tregun shqiptar.

Ai në rrjete sociale është tjet aktiv, ndërsa shpërndan informacione të shumta sa i përjet jetës dhe karrierës profesionale.

Kohëve të fundit ai ka paralajmëruar projektin e ri muzikor, për të cilin çdo ditë po sjell detaje të reja.

Gjatë ditës së sotme (e enjte) reperi zgjodhi që të zbulojë disa pamje të klipit, ndërsa shihej një fëmijë.

“Kampion” si duket mban titullin prodhimtaria muzikore, për lansimin e së cilës nuk është deklaruar ende.

Fansat e 2 Ton menjëherë filluan me komente të shumta, ndërsa mezi po presin publikimin e projektit.

“Gota” në anën tjetër është hiti tij i fundit, që u prit tej mase mirë nga admiruesit e muzikës së tij. /TV Malisheva

Share.