Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 1 person është shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 3 raste të reja. Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK-së dhe IRSHP në Prizren, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, si dhe në komunikim me rastet në terren.

 Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 825 raste, prej tyre 750 janë shëruar, 47 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 28 persona. /TV Malisheva

Share.