Është mbajtur në formë virtuale sivjet mbrëm,ja humanitare nga amfAR, që grumbullon fonde për të ndihmuar hulumtimet shkencore mbi sëmundjen e pashërueshme, AIDS.
Që nga viti 1983, amfAR ka mbledhur më shumë se 810 milionë dollarë për hulumtimet rreth kësaj sëmundje, teksa së fundmi ka ndihmuar edhe në hulumtimet për virusin COVID-19, thonë statistikat e fondacionit.
Të ftuara speciale në gala mbrëmjen e madhe këtë vit, kanë qenë dy shqiptare me famë botërore.
Rita interpretoi live ‘cover’-in e këngës së famshme “Change the world” të Eric Clapton. Ndërsa Ava Max këndoi hitin e saj “Kings and Queens”, në ceremoninë 32-minutëshe.
Rita dukej shumë atraktive me kaçurrela, një fustan të zi dhe një xhup xhins, që e bënte të dukej atë mjaft tërheqëse.
Prezantimet e çmuara dhe statistikat dhe arritjet e amfAR-it u prezantuan së bashku me citime nga yje të famshëm duke përfshirë: Lee Daniels, Morgan Freeman, Catherine O’Hara, Billy Porter, Heidi Klum, Diplo, Boy George, Chelsea Handler, Nathan Lane, Emily Hampshire, Kenny Ortega, Iman , Cheyenne Jackson dhe Jonathan Pryce.
Magic Johnson, një nga të famshmit e parë amerikanë që doli në publik me një diagnozë HIV, gjithashtu I bëri dedikime Faucitt, i cili punoi në çështjen historike të Johnson 30 vjet më pare. /TV Malisheva