Pas ndeshjeve hapëse të xhiros së 23-të, ku Besa e Pejës humbi në shtëpi kundër Trepçës ’89 me rezultat të ngushtë 1:2, dhe Ballkani mposhti Drenicën 2:1, Superliga e Kosovës do të vazhdojë sot me dy ndeshje interesante.

Prishtina pret në shtëpi skuadrën e Llapit dhe Arbëria do të zhvillojë ndeshje si mysafirë kundër Gjilanit.

Pas 23 xhirosh, tabelën e Superligës e kryeson skuadra e Ballkanit me 48 pikë, një më shumë se vendi i dytë Drita, dhe katër më shumë se vendi i tretë, Prishtina.

Në zonën e rrezikut gjenden dy skuadrat, Drenica dhe Besa. Drenica gjendet në vendin e nëntë me 24 pikë, kurse Besa si duket është pajtuar më rënien nga Superliga, pasi që gjendet në vendin e fundit me vetëm shtatë pikë të arkëtuara.

Programin e plotë të ndeshjeve në Superligën e Kosovës e gjeni të bashkangjitur më poshtë.

13:00 Prishtina (3) – Llapi (7) (Stadiumi Fadil Vokrri)

13:00 Gjilani (4) – Arbëria (8) (Stadiumi i qytetit të Gjilanit)

/TV Malisheva

 

Share.