2 të shëruar dhe 6 raste të reja me covid sot në Malishevë
Malishevë, 8 mars
Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, 2 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 6 raste të reja. Të shëruarit dhe rastet e reja janë konfirmuar nga ana e IKSHPK dhe IRSHP në Prizren, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, i dhe në komunikim me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, në Komunën e Malishevës janë regjistruar 835 raste me covid-19, prej tyre 752 janë hëruar, 47 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 32 persona.
/TV Malisheva