Albumi i dytë i Dua Lipës tashmë ka bërë bujë të madhe në mbarë botën.
“Future Nostalgia”, i cili u lansua në mes të pandemisë vitin e kaluar, po korrë suksese të jashtëzakonshme.
Në bazë të disa postimeve të fundit që janë shpërndarë, ky album ka qenë më i dëgjuari në botë në Spotify për tri javë radhazi.
“Future Nostalgia ishte zyrtarisht albumi i parë më i dëgjuar në botë në Spotify për tri javë radhazi. Urime Dua Lipa”, thuhej në një postim të ‘Dua Lipa Argentina’.
Kjo ndërkohë nuk është hera e parë që 25 vjeçarja arrin të ‘godasë’, pasi javën e kaluar u shpall ‘artistja e dytë më e dëgjuar në botë’ në po të njëjtën platformë.
Dua në anën tjetër ka filluar përgatitjet për performancën në “Grammy Awards”, e cila sivjet u nominua në gjashtë kategori. /TV Malisheva