Nën radar, sipas Bloomberg, Tesla po ndërton një projekt të ruajtjes së energjisë në Teksas.

Në Angleton, një qytet me afro 20,000 banorë që ndodhet 40 milje në jug të Hjustonit, filiali i Tesla Gambit Energy Storage po instalon Megapacks.

Kur të përfundojë, instalimi 100MW do të jetë në gjendje të furnizojë me energji elektrike përafërsisht 20,000 shtëpi. Këshilli i Besueshmërisë Elektrike të Teksasit (ERCOT) i tha Bloomberg se kjo mund të fillojë të funksionojë që nga fillimi i qershorit.

Nuk është ndërmarrja e parë e këtij lloji për kompaninë. Në vitin 2017, ajo ndërtoi një fermë me bateri 100MWh në Australinë e Jugut.

Muajin e kaluar, moti i pashembullt i dimrit la pjesën më të madhe të Teksasit pa energji elektrike. Kur rrjeti i energjisë u rregullua, CEO i Tesla, Elon Musk shkoi në Twitter dhe u tall me ERCOT.

Poashtu, Musk u pyet nga një nga ndjekësit e tij nëse ishte i mundur një projekt për ruajtjen e baterive të ngjashme me atë Tesla të ndërtohet edhe në Australi. “Po”, tha ai. /TV  Malisheva

Share.