Gjermania pa një bum kur bëhet fjalë për makinat elektrike vitin e kaluar.
Madje, ky vend, sipas mediave të huaja ka zëvendësuar Shtetet e Bashkuara si tregu i dytë më i madh për makinat elektrike.
Këto të dhëna thuhet se dalin sipas një raporti të së martës nga Qendra për Energji Diellore dhe Hulumtim të Hidrogjenit Baden-Wuerttemberg (ZSW).
Kina mbetet tregu më i madh në botë për industrinë, me 1.25 milion regjistrime të reja në vitin 2020 – më shumë se një e treta e 3.18 milionë regjistrimeve globale.
Por, nëse vazhdon trendi i tanishëm, kjo nuk do të vazhdojë për shumë gjatë.
Kjo pasi që, ndërsa tregu kinez u rrit vetëm me 3 për qind, në të gjithë botën ai u rrit me 38 për qind.
Kjo u nxit kryesisht nga Evropa dhe e udhëhequr nga Gjermania, e cila raportoi një rritje prej 264 për qind në pothuajse 395,000 makina – rritja më e fortë në përgjithësi, sipas ZSW.
Evropa në tërësi – përfshirë BE, Britaninë, Norvegjinë, Islandën dhe Zvicrën – pa 134 për qind rritje dhe më shumë regjistrime makinash sesa Kina me 1.37 milion.
Pas Kinës dhe Gjermanisë, SHBA është tregu i tretë më i madh, me 322,000 makina elektrike të regjistruara rishtas dhe hibride plug-in në vitin e fundit – pasuar nga Franca me 195,000, Britania me 175,000 dhe Norvegjia me 108,000.
Vendet “shtatë deri në dhjetë janë të okupuara” nga Suedia me 94,000, Holanda me 88,000, Italia me 60,000 dhe Kanadaja me 53,000.
“Tregu i makinave elektrike po tregon zhvillim premtues në shumë vende, veçanërisht në Bashkimin Evropian”, thotë Frithjof Staiss, një anëtar i bordit ekzekutiv të ZSW.
Por ai ia atribuon këtë normave më të larta të subvencionit dhe masave të tjera të tilla si tatimi mbi vlerën e shtuar në Gjermani dhe thotë se këto stimuj duhet të konvertohen në rritje të drejtuar nga tregu./TV Malisheva