Vedat Muriqi po vazhdon stërvitjet për edicionin e ri në Superligën turke.
Tashmë, sulmuesi i Kosovës gjatë mëngjesit të sotëm ka zhvilluar stërvitjen e radhës, ndërsa foto e tij ishte publikuar në faqen zyrtare të Fenerbahces.
E pak minuta më parë po të njëjtën foto Muriqi e ka postuar në faqen e tij në Facebook duke e bashkëangjitur edhe një foto të djalit të tij.
“Si babai dhe i biri”, ka shkruar Muriqi.
Për Muriqin, janë të interesuara disa skuadra të ndryshme evropiane.
Ndërsa, së fundi raportohet se Muriqi dëshiron transferim te skuadra e madhe angleze, Tottenham.