Malishevë, 10 mars
Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, tre persona janë shëruar, të cilët kanë qenë të prekur me covid-19, ndërsa është regjistruar një rast i ri. Kështu është bërë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës dhe Institutit Rajonal të Shëndetësisë Publike në Prizren, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 839 raste, prej tyre 760 janë shëruar, 47 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 32 persona.
/TV Malisheva

Share.