Sëmundja Raynaud është një sëmundje që shkakton ftohje të gishtave të këmbës apo duarve gjatë ekspozimit të ftohtit ose gjatë stresit.
Gjatë kësaj sëmundjeje, enët e gjakut të lëkurës së duarve dhe këmbëve ngushtohen, duke zvogëluar sasinë e gjakut që qarkullon në lëkurë. Zakonisht nga kjo sëmundje preken femrat.
Simptomat e kësaj sëmundjeje janë: gishta të ftohtë, ndryshime në ngjyrën e lëkurës, shpime të gishtave dhe dhimbje.
Gjatë një ataku të kësaj sëmundjeje, në fillim zonat e prekura të lëkurës zbardhen. Pas kalimit të sulmit, zonat e prekura kthehen në të kuqe dhe bëhen të ënjtura. Krahas gishtave, kjo sëmundje mund të prekë edhe hundën, buzët apo veshët.
Shkaqet e kësaj sëmundjeje konsiderohen të jenë ngushtimi i enëve të gjakut apo spazma. Zakonisht temperaturat e ulëta e shkaktojnë këtë ngushtim, futja e duarve në ujë të ftohtë apo marrja e diçkaje të ftohtë nga frigoriferi.
Disa nga faktorët e rrezikut konsiderohen të jenë: seksi, historia familjare, klima dhe mosha.
Trajtimi i kësaj sëmundjeje zakonisht bëhet me anë të ilaçeve, mirëpo simptomat mund të kontrollohen ndonjëherë edhe pa ilaçe, kur pacienti tregon kujdes ndaj të ftohtit. /TV Malisheva