Rasim Thaçi-Cima, aktori shqiptar është duke u përballur me komplikime lidhur me COVID-19.

Pasi që është siguruar gjaku i kërkuar për të nga Familja Thaçi, humoristi tashmë ka dalë me një postim.

Të njëjtin e ka bërë në një postim në rrjetin social Instagram, ku shpjegoi se tashmë është në gjendje stabile.

“Për momentin jam me oksigjeno-terapi, gjendjen e kam stabile, dhe dalë ngadalë po e marr veten falë mjekëve që nuk po ngurojnë e nuk po kursehen as në atom të fundit”, shkroi ai.

Tutje Cima shtoi: Për hir të korrektësisë, u lajmërova për gjendjen time dhe mos bini pre e mashtrimeve nga disa njerëz dashakeq”.

Ndërkaq, aktori pati rastin që të falënderojë të gjithë ata që ndihmuan në dhurimin e gjakut. /TV Malisheva

Share.