Përveç në oqeane, mikroplastika është në trupin tonë. Ne e marrim atë përmes ujit që pimë, por edhe ushqimeve që konsumojmë në baza ditore.

Shkencëtarët kanë gjetur shifra tronditëse për sasinë e plastikës që marrim  në trup. Për shembull, sjellim 2,000 copa të vogla plastike çdo javë. Kjo është rreth pesë gramë pesha e një prize në një shishe plastike.

Ekspertët thonë se konsumojmë më shumë nga butakët, kripa dhe birra. Ne marrim 21 gramë plastikë në muaj. Kjo gjetje ka shqetësuar seriozisht shkencëtarët, transmeton KosovaPress.

“E tëra që dimë tani është që ne sjellim shumë plastikë dhe është toksike për trupin tonë. Kjo është arsye për shqetësim, “tha Tava Palanisami, nga Universiteti australian Newcastle, e cila ishte duke punuar në studim.

Ne marrim 250 gramë plastikë në vit, e cila është e barabartë me një tas të plotë me drithëra.

Plastika nuk prishet dhe përfundon në zinxhirin ushqimor. Nëse jetëgjatësia mesatare është 79 vjet, gjatë asaj periudhe një person merr 20 kg plastikë në trup.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore për Natyrën, Mark Lambertini tha se gjetjet duhet të shërbejnë si një thirrje zgjimi për qeveritë.

“Jo vetëm që plastika ndot oqeanet dhe rrugët tona ujore dhe shkatërron jetën detare, ajo ekziston në të gjithë ne dhe ne nuk mund të shmangim konsumimin e plastikës,” tha Lambertini, duke shtuar se veprimi global është urgjent dhe i nevojshëm për të luftuar krizën.

Share.