Brendi i makinave nga SHBA ka vendosur të bëjë një treg të madh dhe të lejojë të gjithë personat që ta shohin botën në mënyrën e tyre.

Inovacioni i tyre “feel the look” u krijua dhe u bë nga Fordi në Itali në bashkëpunim me ndërmarrjen vendase “Aedo”, e cila prodhon pajisje vizualizimi.

Dritaret e këtij Fordi do të krijojnë 255 dridhje të ndryshme që dora e njeriut mund të interpretojë, dhe gjithçka që duhet të bëhet është të shtypni një buton specifik dhe “ndodh magjia”, transmeton KosovaPress.

Ky imazh është në të vërtetë një kontrast monokrom i lartë, dhe makina mund të përkthejë çdo hije në një dridhje specifike. Kjo mundëson që njerëzit e verbër të jenë në gjendje të ndiejnë dhe krijojnë në mendjen e tyre peizazhet që njerëzit e tjerë shohin përmes dritares.

Ford gjithashtu ka përgatitur një video interesante në lidhje me shpikjen e saj të re, të cilën do ta gjeni në lidhjen bashkëngjitur.

Share.