Malishevë, 16 mars
Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Mazreku, sot i kanë pritur në një takim trajnerin e FC “Malisheva”, Arsim Thaçin, stafin drejtues dhe disa nga lojtarët, të cilët i kanë falënderuar me punën e ekipit dhe për ti përkrahur drejt arritjes së qëllimit të ekipit për inkuadrim në Superligën e Kosovës në Futboll.
“Në emër të Komunës së Malishevës dhe të kryetarit Begaj, ju shprehi mirënjohje dhe falënderim për punën që po bëni si ekip në tërësi.
Përveç lojës së mirë dhe rezultateve, ju po tregoni edhe kulturë të lartë jo vetëm sportive, dhe jeni duke na bërë krenar një komunë të tërë”, ju ka thënë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, delegacionit të ekipi të FC “Malisheva”, si dhe ju ka uruar suksese të mëtutjeshme në kampionat dhe drejt arritjes së qëllimit, për t’u inkuadruar në Superligën e Kosovës në Futboll, aty ku edhe e meritojnë si klub.
Nga ana vjetër, trajneri i FC “Malisheva”, Arsim Thaçi, ka thënë se si ekip, së bashku me të gjithë stafin drejtuesi, trajnerët ndihmës dhe të gjithë lojtarët, qëllim e kanë marrjen e titullit kampion dhe inkuadrimin në Superligë. “Jemi shumë të motivuar dhe jemi duke e dhënë maksimumin e mundshëm, por me disiplinë, për të arritur qëllimin tonë, që të bëhemi kampion dhe të ngjitemi në nivelin më të lartë të garave, në superligë”, ka thënë trajneri Thaçi.
/TV Malisheva