Futbollisti i Werder Bremenit, Milot Rashica do të jetë prezent në ndeshjet e ardhshme të kombëtares së Kosovës që zhvillohen në muajin mars.
Kosova do të përballet me Lituaninë, Suedinë dhe Spanjën gjatë muajit mars.
E tashmë, disa lojtarë veç e kanë konfirmuar ftesën për këto ndeshje, pavarësisht se Challandes ende nuk e ka publikuar listën e të ftuarve.
Milot Rashica do të jetë i gatshëm për ndeshjen e këtij muaji dhe këtë e ka konfirmuar klubi i tij, Werder Bremen.