Fëmijët e Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez ishin po aq të habitur sa fansat për raportimet rreth ndarjes së tyre.
Çifti, të cilët u fejuan në 2019, hodhën poshtë thashethemet se u ndanë, duke thënë për Fox News se ata ishin duke punuar në ‘disa gjëra’.
TMZ, duke cituar burime, tani raporton se binjakët 13 vjeçarë të Lopez, Emme e Max, dhe vajzat e Rodriguez, Natasha, 16 vjeçe, Ella, 12 vjeçe, kishin ‘qajtur shumë’ kur qarkulluan lajmet për herë të parë se dyshja ishin ndarë.
Katër fëmijët e tyre nga martesat e dikurshme mbetën një përparësi në një ‘bisedë të gjatë’ që ata bënë kohët e fundit në lidhje me marrëdhënien e tyre.
Raportohet se është gjithashtu një nga arsyet që ish-lojtari i Yankees udhëtoi për në Republikën Dominikane për t’u ribashkuar me super yllin latin, e cila ndodhet atje për të xhiruar filmin e ardhshëm “Shotgun Wedding”.
Gjatë fundjavës, një fotograf i TMZ kishte pyetur A-Rod nëse është beqar, teksa përgjigja e tij ishte e prerë, “Jo, nuk jam beqar”.
Të njëjtit filluan të takoheshin në shkurt të vitit 2017 para se të fejoheshin në mars të 2019.
Alex është baba i vajzave Ella dhe Natash me ish-gruan e tij, Cynthia Scurtis. /TV Malisheva