Yaphet Kotto, i njohur më shumë për rolet në “Alien” dhe filmin e James Bond “Live and Let Die” ka vdekur në moshën 81 vjeçare.

Gruaja e aktorit, Tessie Sinahon, bëri një deklaratë në Facebook të hënën në mbrëmje duke njoftuar për vdekjen e tij.

“Jam e pikëlluar dhe e tronditur për vdekjen e burrit tim Yaphet. Ai vdiq mbrëmë rreth orës 10:30 pasdite”, ka shkruar ajo. “Ky është një moment shumë i dhimbshëm për mua që t’ju informoj të gjithë fansat, miqtë dhe familjen e burrit tim”.

Ajo vazhdoi duke shënuar shumë gjëra që Kotto me sa duket donte ende të përmbushte para vdekjes së tij.

“Ju keni luajtur një rol negativ në filmat tuaj, por për mua jeni një hero i vërtetë. Një njeri i mirë, një baba i mirë dhe një qenie njerëzore e mirë. Një nga aktorët më të mirë në Hollywood, një legjendë. Pusho në paqe zemër, do të më mungosh çdo ditë, i dashuri im. Të dua dhe do jesh gjithmonë në zemrën time”, përfundon Thesa.

Yaphet ka luajtur në filmin e Bondit të vitit 1973 “Live and Let Die” dhe në shumë filma të tjerë, përfshirë “The Running Man” me Arnold Schwarzenegger.

Sipas Variety, i ndjeri ka lindur në New York në vitin 1939 dhe ka filluar karrierën që nga mosha 16 vjeçare.

I njëjti ka lënë pas bashkëshorten dhe gjashtë fëmijë. /TV Malisheva

 

Share.