Këngëtarja nga Shqipëria, Rezarta Shkurta, prej kohësh është martuar me nipin e Enver Hoxhës, Ermal Hoxhën.

Ajo shpesh rrëfen detaje nga raporti që ka me bashkëshortin e saj, me të cilin njëherësh ka edhe një vajzë të quajtur, Hera.

Krijuesja e hitit “Më fal” së fundmi u ka dhënë mundësi fansave në rrjete sociale të pyesin më shumë përmes opsionit pyetje-përgjigje, ndërsa nuk i shpëtoi atyre që kanë të bëjnë me partnerin.

“Edukata që ka është aq i sjellshëm me të gjithë sa e ke të pamundur të mërzitesh me të. Është njeriu më i veçantë që kam njohur, më bën vazhdimisht ta dua nga fillimi si ditën e parë. Nuk ka vërtetë asnjë gjë që nuk më pëlqen”, u shpreh Shkurta.

“Gjysma ime” mban titullin kjo këngë dedikuar bashkëshortit të saj, i cili në atë kohë ndodhej në burg. /TV Malisheva

Share.