Karim Benzema ka zhvilluar një tjetër paraqitje pozitive me Real Madridin.

Pasi shkëlqeu në La Liga ditë më parë, ai e ka gjetur golin edhe në Champions League.

Benzema shënoi në fitoren 3-1 të Realit ndaj Atalantës të martën në “Alfredo Di Stefano”.

Ai arriti në kuotën e 70 gola në Champions League, një larg legjendës, Raul Gonzales dhe dy larg Robert Lewandowskit.

Para këtyre janë të pakapshmit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, që kanë shënuar 134 gola, respektivisht 120. /TvMalisheva

Share.