Lazio e Vedat Muriqit sonte do të dal para një misioni “të pamundur” ku do të ballafaqohet me gjigantin bavarez Bayern Munich në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve.

Konsiderohet si mision i pamundur për shkak se skuadra e Inzagit ka pësuar humbje me rezultat të thellë 4-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin “Olimpico”.

Dje u raportua se sulmuesi kryesor i Lazio Ciro Immobile kishte pësuar një lëndim të lehtë dhe se prania e tij në “Allianz Arena” ishte në dyshim, por kjo nuk është vërtetuar dhe se italiani është i gatshëm për lojë.

Ky fakt nënkupton se sulmuesi kosovar Vedat Muriqi pritet të jetë në bankën e rezervistëve sonte.

Ndeshja fillon nga ora 21:00 /TVMalisheva

 

Share.