Në orët e mbrëmjës një autobus është përfshirë nga flakët në Rrugën e Kombit.
Autobusi po udhëtonte me pasagjerë në drejtim të Durrësit.
Nuk bëhet e ditur për ndonjë të lënduar.
Lidhur me rastin Kompania Ariani nga Mitrovica nëpërmjet një njoftimi bëri të ditur se autobusi ishte në gjendje të rregullt, por flakët e kanë kapluar nga temperaturat e larta.
Edhe kompania njofton se përveç dëmeve materiale nuk ka asnjë të lënduar.