Artistja e njohur Tayna, ditën e sotme (e enjte) sjell projektin e ri muzikor.
Ajo prej disa ditësh ka njoftuar se po vjen në bashkëpunim me reperen angleze, Ivorian Doll.
Me këtë të fundit mbrëmë kanë bërë një lidhje ‘live’ në Instagram dhe kanë dhënë më shumë detaje për këtë këngë.
Ajo u ka sqaruar fansave se nuk është një ‘diss’, pasi në të shumtën e rasteve përgënjeshtrohet në rrjete sociale.
Faqja ‘Hip Hop Shqip’ në llogarinë e tyre zyrtare kanë ndarë një pjesë nga ‘live’, gjersa tregon edhe orën e saktë të lansimit.
Sa i përket prurjes së fundit që ka sjellë mbetet “Magdalena” në bashkëpunim me Flori Mumajesin. /TV Malisheva