Stefan de Vrij dhe Matias Vecino, lojtarët e Interit kanë rezultuar pozitivë për COVID-19.
Pas Danilo D’Ambrosio dhe Samir Handanovic, klubi Nerazzurr lëshoi një deklaratë tjetër këtë mëngjes për të njoftuar më shumë raste të COVID-19.
Autoriteti lokal shëndetësor i Milanit ka vendosur që Interi nuk do të jetë në gjendje të stërvitet për katër ditë dhe lojtarët nga skuadra Nerazzurre nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë për ndeshjet ndërkombëtare.
“FC Internazional Milano njofton se Stefan de Vrij dhe Matias Vecino testuan pozitivë për COVID-19 pas testeve të kryera dje,” shkroi klubi.
/TVMalisheva