Ky i fundit, duket se ka zgjedhur datën e 18 marsit, për t’i propozuar martesë këngëtares së njohur, me të cilën është në lidhje prej kohësh.
Ai i ka propozuar Fjollës, gjatë pushimeve në udhëtimin e tyre më të fundit romantik në Ishujt Maldive.
“Dhe unë thash PO”, shkroi Fjolla në mbishkrimin e imazheve, të ndara me ndjekësit e saj në rrjetet sociale Faecbook dhe Instagram.
Me të publikuar këtë postim, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët, familjarët e fansat në hapësirën për komente.
Lidhja e Fisnikut dhe Fjollës u bë publike vitin e kaluar, ndërsa janë komentuar shumë për diferencën e madhe në moshë, pasi Fjolla është 11 vite më e madhe se Fisniku. /TV Malisheva