Për herë të parë që nga 1 nëntori i 2020, një klub gjerman pritet t’i rikthej tifozët në tribuna.
FC Hansa Rostock mori miratimin nga qyteti i Mecklenburg për ta mbushur stadiumin me një numër tre-shifror.
Skuadra gjermane pritet që të shtunën të luaj ndaj Halleschen ku të pranishëm do të jenë rreth 777 shikues. Të gjithë tifozët do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë, para futjes në stadium.
Hansa është në pozitën e dytë dhe po shpreson që të futet në Bundesliga 2./TVMalisheva