Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella, njihet edhe si një ndër shoqet më të mira të reperes, Tayna.

Dyshja ndajnë një shoqëri aq të mirë, sa që të gjithë do të dëshironin një të tillë.

Kjo vërehet edhe në gëzimin që ndaj për suksesin e njëra-tjetrës.

Kështu, Kejvina edhe një herë e ka vërtetuar se është një ‘fanse’ e shoqes së saj të ngushtë, duke e shpërndarë këngën e fundit nga Tayna në rrjetet sociale.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Kejvina dhe Tayna filluan argëtimin në shoqërinë e njëra-tjetrës, teksa nuk munguan edhe pamjet./TVMalisheva

Share.