Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në Doha të Katarit në kuadër të përgatitjeve për miqësoren kundër Suedisë, e cila do të zhvillohet më 12 janar në orën 17:45 (sipas orës lokale në Doha).
Përzgjedhësi Bernard Challandes në këtë grumbullim ka ftuar 25 futbollistë, prej të cilëve 13 nga elita e futbollit në Kosovë.
Stërvitjen e radhës Dardanët do ta zhvillojnë sonte në orën 18:00.