Edhe PSG e do Depayn. Lyoni nuk e la atë t’i bashkohet Barcelonës gjatë verës së vitit 2020, as në janar të vitit 2021, dhe tani, ai do të largohet me parametra zero.
Pas Barcelonës, sytë kah Memphis Depay i ka thyer edhe Paris Saint-Germain, sipas Le Parisien.
27-vjeçari, nuk u la t’i bashkohet Barcelonës as në verë dhe as në janar, andaj në qershor, do të jetë i lirë që të zgjedhë vet personalisht se ku dëshiron të vazhdojë karrierën.
Barcelona ka kohë që e monitoron lojtarin dhe vet holandezi është joshur me interesimin e Ronald Koeman, por milionat e PSG-së, që është e gatshme ta paguajë mbi 10 milionë në sezon, mund t’i prishin punë katalunasve.
/TVMalisheva