Hajrush Behluli ka bërë publik lajmin se është infektuar me virusin Covid-19.

Bashkëshotri i Shkurte Fejzës përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë të ditur dhe tash e tri ditë është duke u ballafaquar me koronavirusin.

“Përshëndetje miqësia ime më në fund më sulmoj edhe mua ky armik i pergjithëshëm Covid19. Sot është dita e tretë prej se u diagnostifikova me test pozitiv. Ju lutem dhe apeloj të ruheni sa të mundeni se nuk qenka i lehtë.” ka shkruar ai në Facebook.

/TVMalisheva

 

I urojmë shërim të shpejtë!

 

Share.