Kim Kardashian është parë natën vonë në McDonald’s në Calabasas, Los Angeles, të martën në mbrëmje.

Kjo paraqitje vjen pasi nëna e saj, Kris Jenner diskutoi shqetësimin e saj për vajzën e saj në premierën e sezonit të 20-të të “Keeping Up With The Kardashians” pas divorcit të saj nga burri Kanye West.

Kim dukej e zhytur në mendime ndërsa dilte nga restoranti i famshëm e veshur me një kostum sportiv.

Ylli i spektaklit i kishte lënë flokët e saj tëzinj të lëshuara lirshëm, ndërsa i shtoi pamjes pak shkëlqim me një makijazh të lehtë.

Ajo gjithashtu mbante maskë mbrojtëse të fytyrës.

Kim dukej e mërzitur dhe jo në disponim të mirë ndërsa largohej nga restoranti i famshëm i ushqimit me një kuti kartoni me patate të skuqura brenda, dhe më pas u bashkua me një nga truporjet e saj.

Ndarja e çiftit Kardashian-West u zbulua në janar para se Kim të kërkonte divorcin muajin e kaluar, duke çuar në reperin 43 vjeçar në gjendje të atillë, sa që ata të komunikonin vetëm përmes sigurimit dhe ndihmësve.

Duket se super ylli po lufton me pasojat e ndarjes ndërsa nëna e saj Kris diskutoi shqetësimet e saj në episodin e regjistruar paraprakisht, i cili u transmetua të enjten.

Në emision, Kris u pa duke biseduar për fundin e martesës së Kimit me vajzën Kourtney, 41 vjeçe, në një shtëpi që kishin marrë me qira në Malibu ndërsa ajo tha: “E di që ajo nuk dëshiron të flasë për këtë në kamera, por unë thjesht ndjehem sikur ajo po lufton pak”.

/TVMalisheva

Share.