Ministria e drejtësisisë njofton se mbështetur nga programi i Kodit Civil i financuar nga BE, Kjo ministri fillon programin e praktikës për juristët e rinj dhe studentët e fushës së drejtësisë .
Ky program i cili po mbështet Ministrinë e drejtësisë me zhvimllimin e Kodit civil të Republikës së Kosovës, u ka siguruar juristëve të rinj dhe studentëve të fushës së drejtësisë në të gjithë Kosovën praktikë në institucionet të ndryshme qeveritare dhe të drejtësisë.
Praktika ju mundëson juristëve të rinj dhe studentëve në fushën e drejtësisë të fitojnë më shumë përvojë dhe të zgjerojnë horizontet e tyre profesionale, duke u dhënë atyre mundësi të bëjnë praktikë në departamentet e Ministrisë së drejtësisë, Këshillit gjyqësor, Odën e Avokatëve dhe të Noterëve.