Ish-drejtori i përkohshëm i Inteligjencës Kombëtare gjatë presidencës së Donald Trump, Richard Grenell është përshkruar së fundmi gabimisht nga Google si ‘Presidenti i Shteteve të Bashkuara’.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një përshkrim sipas të cilit Richard Grenell përshkruhej si “Presidenti i Shteteve të Bashkuara që nga viti 2021” në kutinë e djathtë të informacionit.

Gabimi me sa duket u korrigjua të shtunën, dhe titulli i Grenell u rendit me saktësi si “Ish-U.D. Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara”.

Sidoqoftë, është e paqartë se sa kohë një përshkrim i tillë i pasaktë ishte i shfaqur aty.

Gjithsesi, rreth këtij gabimi ka ardhur edhe reagimi i Richard Grenell.

Ai madje, si shaka, ka shpallur “një bollëk urdhrash ekzekutivë”.

Ndër tjerash ai ka bërë ironi edhe me rrëzimin e presidentit Joe Biden, derisa po ngjitej shkallëve të Air Force One.

“Unë do të vrapoj shkallëve pa u rrëzuar”.

 

Grenell, një Republikan, ishte ish-drejtori i përkohshëm i inteligjencës kombëtare dhe ambasadori në Gjermani, i emëruar nën Presidentin Donald Trump.

Ai gjithashtu ishte edhe emisar special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi.

Në fjalimin e Grenell muajin e kaluar në Konferencën e Veprimit Politik Konservator, ai la të kuptohej për një kandidim të ardhshëm për guvernatorin e Kalifornisë. /TV Malisheva

Share.