Ditëve të fundit janë rritur rastet me Covid në vendin tonë.

Kemi parë reagime të shumta nga fytyrat publike, ku së fundmi edhe reperi Mozzik përmes një postimi në facebook bëri një reagim.

Ai shkroi se asnjë shtet si Kosova nuk është i hapur totalisht me lokale, përkundër situatës që gjendemi, ku edhe kafiqat janë shndërruar në lokale.

Postimi i plotë:Mbrenda 2 muajve me ra te kaloj diku 7/8 Shtete ne bote .

Me besoni qe sikur Kosova qe eshte e hapur per momentin nuk ka kerkund hic naper bote !!

Tash nuk po e di a e kemi na n’Ks mire a kta jashte gabim ?

Nuk jam kunder as nje gjeje , thjeshte me quditi pak situata se sa e mbyllur eshte Gjermania / Zvicra / Austria / Italia etj , e ne Kosove qdo gje po funksionon pos klubeve po qe kafiqat jan kthyer ne dimensione klubi ❤️ e ku qdo vend pothuajse eshte i mbushur me njerz ( taman qysh i ka hije )

Nuk e di po shpresoj qe e kena mire m’bohet qefi❤️

Paçi shëndet !

Kosova

/TVMalisheva

Share.