Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit në showbiz-in shqiptar dhe sherret e shumta të djemve me njëri-tjetrin, kantautori Elgit Doda ka shkruar dy fjalë për ta në llogarinë e tij në Instagram.
Elgiti shprehet se nuk është aspak dakord me veprimet e të rinjve, duke i këshilluar të mënjanojnë pakënaqësitë e të fokusohen në punën e tyre.
“Si një nga artistët që i përkas kësaj estrade, që për fatin e keq është kthyer në një arenë sharjesh dhe zënkash nga artistët e hip hop-it nëpër rrjete sociale, e ndjej të them dy fjalë. Më vjen keq që i shikoj në këtë lloj gjëndjeje sepse mund të ketë dhe pasoja që s’do të donte njeri t’i kishte. Bëni artin që ju takon, bëni këngë të bukura, albume etj.
Lërini sharjet e ofendimet se nuk ju çojnë kurrkund, përveçse ju marrin energjinë për të prodhuar.”- ka përfunduar ai.
Elgiti ka përgatitur një projekt të ri muzikor që shumë shpejt do të lançohet në Youtube, ndërsa këtë lajm na e dha ai vetë në rrjete sociale.
Në një postim në llogarinë e tij, kantautori shkruan: “Një këngë e re po vjen së shpejti”.
/TVMalisheva