Dhuratat më të ëmbla Zëri dhe Bota i marrin nga gjyshja e tyre, mamaja e Elitës, e cila qenka një qendistare e vërtetë. Me disa foto në ‘Instastory’, Elita ka treguar veshjet e thurura nga mamaja e saj për dy fëmijët.

“E punuar nga duart e arta të nënës sime për Zërin, për Botën”, ka shkruar Rudi në fotot ku duket fustani ngjyrq i kuq me lule, mbulesat me lule e me figura kafshësh për fëmijët.
Me këto foto Elita ka treguar se gjyshet mbeten gjithmonë një dashuri shumë e madhe, përkushtimi i të cilave nuk njeh kufinj edhe kur janë të lodhura, për t’i sjellë më shumë buzëqeshje të vegjëlve të shtëpisë. Po ju ç’kujtoni nga gjyshet tuaja.

/TVMalisheva

 

 

Share.