Në fshatin Berishë të Malishevës ka tri ditë që banorë po përballen me mungesë të enegjisë elektrike dhe ujit ku po ashtu rrugët po vazhdojnë të jenë të bllokuara nga bora.

Banorët e këtij fshati, me mjete vetanake sado pak kanë pastruar rrugët, mirëpo jo edhe institucionet komunale përgjegjëse.

Bora në këtë zonë arrin deri në 50 cm.

 


Rrugët e këtij fshati vazhdojnë të jenë të bllokuara dhe përveç kësaj mungon edhe furnizimi me energji elektrike dhe me ujë./TV Malisheva

Share.