Ajo është pjesë e estradës shqiptare prej shumë vitesh dhe deri më tani ka sjellë një sërë projektesh e bashkëpunimesh.

Fjala është për artisten nga Gjilani, Shkenda Dubova, e cila kësaj radhe do të bëjë rikthimin në skenë pas një periudhë të gjatë dhe për herë të fundit.

Në një intervistë bukuroshja shqiptare rrëfeu se është duke e realizuar projektin e fundit dhe se do të largohet nga muzika.

“Jam duke punuar në një këngë të re të punuar nga Fifi që është një bashkëpunim. Kjo do jetë kënga ime e fundit që do ta realizojë”, u shpreh Dubova.

E pyetur se çfarë e pengonte më shumë si këngëtare, Shkenda deklaroi se nuk e ndjente veten për këtë punë.

“Ishte sepse unë nuk jam e dedikuar për këtë punë. Do të thotë ‘Qejfi është më i madh se Stambolli’ por ndoshta një kohë kur fillova të bëjë shumë këngë më priste shumë mirë publiku, mua gjithnjë më ka pëlqyer fama. Kur kam shkuar në koncerte nuk e ndjeja veten mirë dhe pashë veten që unë jam për diçka tjetër”, vazhdoi më tej ajo.

Rikthimi i Shkendës në skenë do të jetë pas thuajse katër vitesh. /TV Malisheva

Share.