Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj, ka kohë që nuk ka qenë aktive me ndonjë projekt muzikor.
Megjithatë, ajo po vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e angazhuar në rrjete sociale me imazhe e video të ndryshme, ndërsa herë pas here nuk mungon as me poza atraktive.
E tillë shfaqet edhe në këto të fundit, në të cilat po ashtu ka vënë në pah linjat trupore.
E veshur në një fustan satin ngjyrë qumështi dhe një triko të bardhë, Myrtezaj ka marrë gjithë vëmendjen me dukjen glamuroze.
Sa i përket projekteve muzikore, “Panorama” mbetet i fundit i lansuar në korrik të vitit që lamë pas në bashkëpunim me Ardian Bujupin. /TV Malisheva