Ajo tashmë ka zënë një vend të veçantë në tregun muzikor botëror.
Fjala është për artisten shqiptare, Rita Ora, e cila tani është shndërruar në një nga emrat më të pëlqyer e më të suksesshëm falë projekteve që ka sjellë ndër vite.
Biondja, e cila numëron miliona fansa në Instagram, së fundmi ka bërë një postim ku thotë se janë dy gjëra që duhet festuar këtë javë.
Në njërën anë flet për këngën “How We Do” që ka bërë nëntë vite që nga realizimi si dhe për “Bang” që ka arritur mbi 20 milionë transmetime në Spotify.
“Bang me mbi 20 milionë transmetime në Spotify. Tashmë. Nuk mund t’i kisha bërë gjithë këto pa ju të gjithë. Cilën këngë e keni shijuar më shumë?”, ka shkruar ajo.
“How we do” përndryshe ka kaluar shifrën e 60 milionë klikimeve në platformën YouTube. /TV Malisheva