Makinat luksoze zakonisht fillojnë të humbin çmimin sapo të largohen nga salla e ekspozitës, por një kopje e BMW 7 Series kushton 80 mijë dollarë – edhe pse u prodhua në vitin 2000.
Makina shitet në New Jersey, dhe është një model i dëshirueshëm 740iL që është në një ‘gjendje të re’ dhe që brendësia e saj është shumë e bukur.
Makina nuk ka pësuar ndonjë modifikim përveç sinjaleve të kthimit dhe dritave të pasme, dhe pronari aktual e bleu atë nga një koleksionist nga Salisburg, Karolina e Veriut.
Kjo BMW ruhet në garazh dhe vozitet vetëm dy herë në muaj.
Fotot e postuara në eBay janë provë se BMW është në formë të përsosur. /TV Malisheva