Drejtori i Përgjithshëm i Twitter Jack Dorsey shiti shkrimin e tij të parë në Twitter, dhe ky është po ashtu shkrimi i parë në këtë rrjet social.
Oferta përfundimtare ishte 2.9 milionë dollarë.
Shkrimi u bë më 21 mars 2006. Ai është shpërndarë më shumë se 120,000 herë dhe është pëlqyer më shumë se 160,000 herë, shkruan CNN.
Një version i autografuar në mënyrë digjitale u ble 15 vjet më vonë, pothuajse në të njëjtën datë kur u shënua, nga Sina Estavi, CEO i shërbimit malajzian.
“Kjo nuk është vetëm një shkrim i zakonshëm në Twitter! Unë mendoj se vite më vonë njerëzit do ta kuptojnë vlerën e vërtetë të këtij shkrimi, si piktura e Mona Lisa”, shkroi Estavi të hënën.
Estavi pagoi me kriptovaluten Ethereum, sipas faqes në internet ku ishte shitur shkrimi.
Dorsey tha se ai menjëherë do të konvertojë paratë nga shitja e tij në Bitcoin dhe të ardhurat do të dërgohen në Give Directly Africa Fund, një organizatë bamirësie që ndihmon njerëzit në varfëri në atë kontinent kryesisht. /TV Malisheva